E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja nga Kosovo u helmua nga  konsumimi i kërpudhave
Lajme

Familja nga Kosovo u helmua nga konsumimi i kërpudhave

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 3 anëtarëve të një familje nga Kosova në Durrës. 

Familja Haliti, nëna, djali dhe nusja, e cila jetonte në zonën e Gjirit të Lalzit, ishin helmuar nga konsumimi i kërpudhave, duke i marrë atyre jetën. 
Familja Haliti, nëna, djali dhe nusja, e cila jetonte në zonën e Gjirit të Lalzit, ishin helmuar nga konsumimi i kërpudhave, duke i marrë atyre jetën. 

Sipas familjarëve, tre personat kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilët i kishin konsumuar atë ditë.

Pasi kanë shfaqur shenja helmimi, kanë shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë.

Por në shtëpi, duket se gjendja e tyre është përkeqësuar më shumë deri sa ka shkuar ambulanca nga Tirana i ka transportuar për në spital. Vëllai i viktimës, tha se i kishin dërguar një foto ku i kishin treguar se ishin në pyll dhe po mblidhnin kërpudha.

“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalëzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha familjari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.