Familja Rasha: Pensionin do e japim për bamirësi
Mëngjesin e ditës së sotme kryeministri Rama ka vizituar për herë të tretë familjen Rasha ne Laprakë.
Kryeministri nuk ka reaguar pas vizitës së sotme por janë vëllezërit e Klodianit ata që kanë thënë se pensionin nuk e kanë të domosdoshëm dhe se do e japim për bamirësi.
Gjithashtu ata kanë theksuar se në gjykatë do të provohet se vrasja nuk është aksidentale siç pretendohet por është vrasje me qëllim.
Kujtojmë se qeveria i ka akodruar si pension 60.8 mijë lekë të reja në muaj familjes së Klodian Rashës . Në vendim thuhet se pas vrasjes që, cilësohet si aksidentale, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social ( që është 7.6 mijë lekë në muaj) familjes së të riut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



