Familja shqiptare në krizë, divorcet arrijnë në një nivel rekord
Divorcet arrijnë në një nivel rekord që pas viteve ’90 në vendin tonë. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, nga viti 1990 që numri i tyre ka qenë 2675, në 2018 numri i tyre ka arritur në 4846, thuajse me një dyfishim në dy dekada. Ekspertët e fushës ligjore theksojnë arsyet ekonomike si shkakun kryesor për rritjen e tyre…
Nuk është më një suprizë që muaji më i preferuar që shqiptarët lidhin martesë është gushti dhe ky fakt mbështetet nga statistikat pesë vjeçare të INSTAT. Një fakt tjetër të cilin statistikat çdo vit e më tepër po tregojnë, është edhe rritja e normës së divorcit në mesin e shqiptarëve.
Sipas INSTAT, në vitin 2018 janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile rreth 23 mijë martesa, ose ndryshe 8,1 martesa për 1.000 banorë. Ndërsa, boo
Gjatë viteve 2014-2018 vihet re një rritje e kësaj norme, nga 1,5 divorce për 1.000 banorë në 2014, në 1,7 divorce për 1.000 banorë në 2018.
Në vitin 2017, sipas INSTAT, norma e divorcit pësoi sërish rritje, duke arritur 19.9 divorce në 100 martesa.
Sipas ekspertëve të fushës ligjore, arsyet që ccojnë drejt një divorci janë kryesisht ekonimike. Por, gjithashtu, një ndërgjegjësim i grave të cilat vitet e fundit kanë një nivel arsimor dhe profesional, që i lejon të përballojnë jetesën, edhe në raste kur ka fëmijë të përfshirë në mes.
Av. Denisa Daka thotë se gjatë 2018 kemi hasur raste gjithnjë e në rritje të padive për divorce, evidenca të tilla që krahasuar me vitet e mëparshme tregojnë qartë rritjen. Sipas avokates Daka, arsyet janë situata e vështirë ekonomike, dëshpërimi, pasiguria kanë nxitur rritjen e tyre. Procesi i divorcit sipas saj, ndiqet nga niveli po në rritje i emigracionit, sepse në kushtet e gjetjes para situatës së pashpresë, secili gjen mundësinë për t’u larguar nga vendi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



