E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja shqiptare në mes të 4 rrugëve në Francë, tmerri që po kalojnë
Publik News

Familja shqiptare në mes të 4 rrugëve në Francë, tmerri që po kalojnë

Familja shqiptare Zebi po kalon mjerim te madh dhe momente tmerri, pasi jane hedhur ne rruget e Nices ne France, pasi nuk u pranuan si azilkërkues.

Sipas medias lokale familja shqiptare me dy gemije, 20-muajsh dhe 6-vjeçar kane marre pergjigje mohuese nga Komuna e Alpes-Maritimes dhe pret nga momenti ne moment deportimin ne Shqiperi.

Shoqata franceze “Habitat et Citoyennete”, e cila i ka bërë publike këto fakte, pas publikimit të të dhënave të “Nice-Matin” i është bashkuar shoqatës “Tous citoyens!” të David Nakache. Ajo ka konfirmuar ekzistimin e kësaj praktike nga ana e Komunës, raporton albinfo.ch.

“Kryebashkiaku i Alpes-Maritimes nuk prononcohet në lidhje me refugjatët, vetëm nëse bëhet fjalë për shoqërimin e numrit të tyre në kufi. Ai gjithashtu refuzon të përgjigjet kur shërbimet e tij hedhin në rrugë familje me fëmijë të moshave të ulëta. Megjithatë, kryebashkiaku pohon se e respekton ligjin, edhe pse ai personalisht ka qenë katër herë i dënuar nga drejtësia franceze dhe ka vepruar në mënyrë jashtëligjore. Si mund të vendosen fëmijët nëpër trotuare? Në çfarë shkalle të humanitetit kemi arritur? Vallë, a duhet sërish të shkojmë nëpër gjykata që të respektohet ligji”, ka nënvizuar shoqata “Tous citoyens”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.