E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët denoncojnë  zhdukjen e  32-vjeçari Leo Roci! Ishte nisur për Angli
Lajme

Familjarët denoncojnë zhdukjen e 32-vjeçari Leo Roci! Ishte nisur për Angli

Leo Roci, i cili rezulton i zhdukur prej datës 25 Maj, mësohet se kishte pak ditë që ishte liruar nga qelia pasi kishte përfituar nga Aministia Penale. 32-vjeçari raportohet se ishte nisur drejt Britanisë tek gruaja dhe fëmijët e tij.

Familjarët e tij kanë ngritur dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga persona me të cilët i riu ka qenë në burg. Gjithashtu frikësohen se edhe bashkëshortes dhe fëmijës së Leo Rocit mund t’iu ndodhë diçka e keqe.

Nga data 25 maj një 34-vjeçar nga Dibra i quajtur Leo Roci ka humbur kontaktet me familjen dhe momenti i fundit kur ai ka folur me familjarët ka qenë në kufirin serbo- kroat. Denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë Astrit Doda, daja i 34-vjeçarit.

Në denoncimin që e ka bërë edhe publik, daja shkruan se ka kontaktuar me nipin në datën 21 maj në orën 2:30 pas mesnate dhe Leo i ka thënë se ndodhej në doganë, në kufirin Serbi- Kroaci, me qëllim që të shkonte në Angi për të punuar.

Nga kjo orë telefoni ka qenë i hapur, zilja binte dhe sms shkonin, por nuk përgjigjej njeri.

Në datën 27 maj thirrjeve telefonike u është përgjigjur një grua që fliste serbisht. Më pas telefonin e mori një burrë që tha gjithashtu në serbisht se punonte në doganë si agjent doganor dhe se telefonin e ka gjetur në rrugë.

Familjarët e kanë gjurmuar telefonin me GPS dhe ka rezultuar se gjatë ditës mbajtësi i tij ka lëvizur.

News24 ka mësuar se Leo Roci është një person që sapo është liruar nga burgu falë amnistisë. Me të dalë prej andej, ai ka dashur të shkojë në Angli ku ka gruan dhe fëmijën.

Roci është nisur me datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka patur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës.

Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taxi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën me taxi, taxia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd.

Prej andej me një taxi tjetër ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.