Familjarët e Arjan Salës: Kemi dhimbjen tonë që po na shkatërron, do të qajë vetëm një nënë sot
Xhaxhai i të ndjerit Arjan Sala, në një prononcim për mediat tha se politikanët të majtë e të djathtë, iu gjendën pranë familjes pas ndarjes nga jeta të 33-vjeçarit në betejë me flakët.
Po ashtu ai u shpreh se dorëzimi i certifikatës “Dëshmor i Atdheut” ishte më e mira e mundshme për lehtësimin e dhimbjes.
“Ilir Meta, Edi Rama, të gjithë politikanët nuk na lanë vetëm. Nuk duam ta politizojmë çështjen. Kemi dhimbjen tonë që po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmor i Atdheut” dhe mendoj ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë pak dhimbjen. Sa të qanin shumë nëna do të qaj vetëm një nënë sot. Kemi pasur mbështetje nga të gjithë”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë mbërritur në shtëpinë e Arjan Salës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



