Familjarët e Gjergjit që u dogj i gjallë brenda makinës në Korçë të shokuar
Të shokuar kanë ngelur familjarët e 39-vjeçarit Gjergji Babu, pasi kanë marrë vesh lajmin e rëndë për vdekjen e tij në rrethana misterioze.
Ata thonë se i afërmi i tyre nuk kishte asnjë arsye që të vetëflijohej duke u djegur me benzinë brenda makinës.
Sipas familjarëve, Gjergji nuk kishte probleme ekonomike. Prej kohësh ai jetonte në shtëpi me gjyshen, ndërsa i ati dhe e motra jetonin në Amerikë.
Gjergji ngeli vetëm me gjyshen pas vdekjes së të ëmës, disa vite më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku Gjergji Babu ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë.
39-vjeçari, sipas policisë, kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



