E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët zbuluan shtatzëninë por heshtën, gruaja nuk pranon…
Lajme

Familjarët zbuluan shtatzëninë por heshtën, gruaja nuk pranon…

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ditën e sotme në Korçë ka ende mister brenda saj, teksa hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota.

Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme. Ata kanë tentuar ta dërgojnë në spital për vizitë por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë, por nuk pranonte të mjekohej.

Sipas mjekes, gruaja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike, për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin. Ajo është marrë në pyetje, por përgjigjet kanë qenë kryesisht të paqarta. Po ashtu, bëhet e ditur se 40-vjeçarja ka thënë se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

Foshnja u gjet i vdekur në një valixhe nga bashkëshorti i gruas, ndërsa i futur aty kishte rreth një muaj, sipas policisë.

Burri ka deklaruar se 6 muaj e fundit ndodhej në emigracion në Greqi dhe ishte thyer në banesën e tij para një muaji. Ai shprehet se dyshon se bashkëshortja e tij e ka abortuar foshnjën para një muaji dhe e ka fshehur më pas në shtëpi. I pyetur nëse mendon se fëmija ishte i tij, ai thotë se nuk e di, por dyshon se nuk është.

“Para një muaji erdha, dyshimi është që ka abortuar para një muaji, nuk e di nëse fëmija është i mi, besoj se jo. 6 muajt e fundit isha në Greqi. Ajo jetonte vetëm me çunin”, u shpreh ai.

Çifti ka dhe një djalë tjetër 15-vjeçar, por ai vuan nga autizmi dhe dëshmia e tij vështirë se mund të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.