E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjet që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë
Lajme

Familjet që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë

Gjashtë familje që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do t’i vemdosin flakën vetes me benzinë.

Ata kanë mbushur shishet me benzinë dhe kanë hipur në tarracën e banesës së tyre.Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe IKMT-ja.

6 familjet që kanë në përbërje 32 anëtarë në total, nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Banorët shprehen se në momentin që i prishen banesat mbeten në qiell të hapur.

“Neve duan të na prishin shtëpitë. Ne duam dëmshpërblim ose celsat në dore.

O hyrjet ose dëmshpërblim. Unë do digjem këtu. Kemi nga dy muaj që na kanë ardhë rreth e rreth shtëpisë. S’kanë marrë fare masa për ne. Kemi shkuar në rajon, nuk na kanë vlerësuar.

Jemi 6 familje, 40 veta”, tha një prej banoreve.

“Na thanë që dëmshpërbleheni, pastaj na thanë që nuk do merrni asgjë. Nuk na kanë adhur asnjë njoftim se kur do të shembet. Vetëm ditën e djeshme na kanë sjelle në procesverbal nga IKMT që duhet të lironi banesën.

Kemi ngelur në rrugë. Kemi 30 vjet që banojnë këtu. Kemi shkuar për legalizim, por të tjerët paguanin lekët dhe na i kthenin letrat mbrapsht. E gjithë zona tjetër është me letra, vetëm ne jo”, tha një tjetër.

Ndërkohë ata kanë bllokuar edhe hyrjen e banesës për të mos lejuar askënd të ngjitet në tarracat e shtëpive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.