E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fansat detyrojnë këngëtaren e famshme të kërkojë falje: U tregova e paedukatë dhe injorante
Publik News

Fansat detyrojnë këngëtaren e famshme të kërkojë falje: U tregova e paedukatë dhe injorante

Këngëtarja e emëruar për Grammy në një postim në Twitter tha se ndjente keqardhje për përdorimin e fjalëve fyese dhe lënduese në mediat sociale kur ishte adoleshente.

“Kur isha më e vogël, përdora një gjuhë për të cilën më vjen shumë turp dhe do të pendohem përgjithmonë,”– tha Cabello. “Unë u tregova injorante dhe e paedukatë. Por pasi u bërë e vetëdijshme për peshën e fjalëve të mia dhe kuptimin e asaj gjuhe të tmerrshme dhe lënduese, u ndjeva e turpëruar.”

22-vjeçarja u shpreh se është rritur që nga ajo kohë dhe tashmë e kupton ndikimin e fjalëve të saj.

“Tani jam 22-vjeçe dhe jam e rritur. Jam e vetëdijshme për dhimbjen që shkaktuan fjalët e mia më parë,”- shtoi ajo.

Por theksoi se këto gabime nuk përfaqësojnë atë.

“Këto gabime nuk përfaqësojnë njeriun që unë jam.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.