E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fansi i saj lëndon veten për ti shprehur dashurinë, Kiara Tito reagon ashpër
Publik News

Fansi i saj lëndon veten për ti shprehur dashurinë, Kiara Tito reagon ashpër

Kiara ka zbuluar se dikush nga fansat e saj ka prerë dorën për të shkruar në pjesën e parakrahut emrin e saj dhe i ka dërguar një foto moderatores.

Përkrah imazhit personi në fjalë ka shkruar: “Kiara, a e beson tani sa të dua?”.

Sigurisht që Kiara është shokuar nga ky veprim, ndaj ka reaguar ashpër në një postim në “Instagram”.

Ajo ka publikuar një foto të dorës dhe bashkangjitur saj ka shkruar:

“Sapo pashë këtë foto dhe jam vërtetë shumë e mërzitur. Nuk do të toleroj të tilla forma të shprehjes së dashurisë, pasi ka shumë mënyra të tjera për ta bërë. Nuk ka pse lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi që pëlqen. Nëse ndodh përsëri do të bllokohen të tilla faqe. Do mundohem t’i përgjigjem të gjitha mesazheve tuaja më besoni që nuk kam mundësi t’i shoh të gjitha se janë shumë. Ju puth dhe ju dua fortë dhe ju falenderoj për mbështetjen që më jepni çdo ditë, por ju lutem jo të tilla veprime!”.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.