E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fast Food-in e kthyen në klinikë dentare, procedohen penalisht
Publik News

Fast Food-in e kthyen në klinikë dentare, procedohen penalisht

Dy persona në Kukës janë vënë nën hetim nga policia për fshehje të të ardhurave. Është fjala për një 38-vjeçare, banuese në Kukës dhe një 49-vjeçar lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

Ata kishin regjistruar biznesin e tyre si fast food por në periudha të ndryshme kohore e kanë përdorur si klinikë dentare duke ushtruar aktivitet pa licencë dhe pa paguar detyrimet tatimore.

Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Ushtronin aktivitet në një klinik dentare të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasit:

M. U., 38 vjeçe, banuese në Kukës.

H. U., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

Këta shtetas e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.