E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FATI I FIRMËTARËVE TË PAVARËSISË.
Lajme

FATI I FIRMËTARËVE TË PAVARËSISË.

Klodi Stralla

Ndonse Deklaraten e Pavaresise e kane firmosur vetem 40 delegate te Kuvendit Kombetar ne 28 nentor 1912, ky numur behet 79 po te mbajme parasysh edhe ata qe ardhen ne Vlore nga te gjitha viset shqiptare, midis datave 28 nentor – 7 dhjetor 1912, per shkak te situatave shume te nderlikuara, kur teritoret shqiptare po pushtoheshin me shpejtesi nga ushterite serbe, malazese dhe greke.
Ata jane Etrit Themelues te shtetit shqiptar, por ende sot nderimi dhe vleresimi i tyre nuk eshte i njejte per te gjithe shqiptaret, per forcat politike apo historiografine zyrtare. Me sa duket 28 dhe 29 nentori, edhe pas kaq vitesh, e kane te veshtire te bashkejetojne me njeri tjetrin.

Nga viti 1912 e deri ne prag te luftes te dyte boterore, vdiqen 44 prej delegateve te pavaresise, disa ne Shqiperi dhe disa jashte saj dhe qeverite e kohes i nderuan ata ashtu si e meritonin.
Nuk paten te njejtin fat ata qe mbeten gjalle, gjate luftes, por vecanerisht gjate regjimit komunist.

Ne vitet e Luftes te dyte boterore (1939-1944) ishin gjalle 35 nga te 79 Etrit Themelues.

Vetem kater prej tyre ishin jashte atdheut: Ahmet Zogu, Syrja Vlora, Dhimiter Mborja (Emanoil) dhe Jani Papadhopulli.
Pjesa tjeter qe ishte ne Shqiperi: – 17 prej tyre u shpallen kolaboracioniste te fashizmit. Këta janë:
1) Bedri Pejani
2) Dervish Biçaku
3) Dhimitër Berati
4) Eqerem Vlora
5) Ferit Vokopola
6) Lef Nosi
7) Mit’hat Frashëri
8) Mustafa Kruja
9) Petro Poga
10) Qazim Kokoshi
11) Qerim Begolli
12) Qemal Karaosmani
13) Rexhep Mitrovica
14) Shefqet Daiu
15) Sherif Langu
16) Thanas Floqi
17) Zihni Kanina.

– Nga këta të shtatëmbëdhjetë, dy u bënë kryeministra në vitet e Luftës së Dytë Botërore (Mustafa Kruja dhe Rexhep Mitrovica), një u bë anëtar i Këshillit të Naltë (bashkëkryetar shteti), dy u bënë ministra (Dhimitër Berati, Eqerem Vlora).
– Nga këta të shtatëmbëdhjetë, një u dënua me vdekje dhe u pushkatua nga regjimi komunist në 1945 (Lef Nosi), tre vdiqën në burgjet e Shqipërisë komuniste (Shefqet Daiu në 1946, Sami Vrioni në 1947, Qazim Kokoshi në 1947), një u arrestua nga regjimi komunist shqiptar dhe iu dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan në 1948 (Bedri Pejani), një u pushkatua në 1945 nga partizanët serbë në Pejë (Qerim Begolli), dy vuajtën burgimin komunist (Sherif Langu, Zihni Kanina), shtatë emigruan jashtë vendit për t’i shpëtuar persekutimit komunist (Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Mit’hat Frashëri, Rexhep Mitrovica). Këta të shtatë që ishin në emigracion kërkoheshin nga regjimi komunist si kriminelë lufte së bashku me një tjetër nga Etërit Themelues, Ahmet Zogun.

– Ndersa 14 te tjere mbajten qendrim neutral, por asnje prej tyre nuk bashkepunoj me regjimin komunist, as gjate kohes te luftes, si pjesemarres ne Konferencen e Pezes 1942 apo Kongresin e Permetit 1944 dhe as pas luftes, si deputet apo minister i qeverise te E.Hoxhes, ndonse komunistet bene shume perpjekje qe vitrinen e tyre propagandistike per atdhedashuri ta stolisnin me ndonjerin prej tyre. Fakt shume domethenes!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.