E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatmir Xhafaj konfirmon akuzat e opozitës për vëllain si të dënuar për trafik droge
Lajme

Fatmir Xhafaj konfirmon akuzat e opozitës për vëllain si të dënuar për trafik droge

Vëllai i trafikantit të drogës, Geron Xhafajt, në emisionin Opinion ka folur për rastin e vëllait të tij dhe për akuzat si pjesë e trafikut kriminal.

Fatmir Xhafaj ka pranuar me gojën e tij se i vëllai është ndaluar në vitin 2002 nga autoritetet italiane me akuza për për pjesë e një grupi criminal dhe ka qëndruar një muaj në burg dhe më pas është dëbuar nga autoritetet italiane të cilët, Xhafaj thotë se i kanë thënë ik.

“Vëllai në vitin 2002 është ndaluar nga autoritet italiane është akuzuar si pjesë e trafikut kriminal ka qëndruar një muaj më pas është dëbuar nga italianët i kanë thënë ik. Ai ka marrë pjesë me avokat në procesin gjyqësor. Është dënuar nga apeli me 7 vjet e 2 muaj mos gabohem. Kishte ekspuls, avokati e dinte që ishte dënuar me burg, atij nuk i erdhi letra”, tha Xhafaj.

Xhafaj flet për   për dënimin e Salianjit: Nuk dua të shoh politikan në burg, por kam pritur 6 vite për këtë ditë

“A keni qenë influencues, apo njeriu që keni lëvizur fijet për ta çuar në burg Salianjin?”, ka qenë kjo pyetja e parë që gazetari Blendi Fevziu i ka drejtuar Fatmir Xhafajt në hyrje të emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Kësaj pyetje, Xhafaj nuk i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ka thënë se ka pritur 6 vjet për t’u zbardhur e vërteta në lidhje me çështjen “Babale” teksa ka shtuar se ka qenë në pritje që drejtësia të bëjë punën e vet.

Sipas Xhafajt, Salianji është dënuar sepse ka krijuar me qëllim prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllanë e tij me synimin që ta godiste atë si politikan dhe si ministër i brendshëm i asaj kohe.

Blendi Fevziu: A keni qenë influencues, apo njeriu që keni lëvizur fijet për ta çuar në burg Salianjin?

Fatmir Xhafaj: Kjo është hera e parë që flas pas 6 vjetësh në një emision televiziv për këtë gjë. E rëndësishme ka qenë e vërteta në këtë proces. Kam pritur 6 vjet për t’u zbardhur e vërteta sipas drejtësisë, kam pritur të dy shkallët e gjykimit që drejtësia të bënte punën e vet.

Unë nuk do dëshiroja të shihja një politikan në burg për kallëzim të rremë. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë edhe më shumë se dënimi në vetvete i një personi për efektit të dramës njerëzore, por edhe efektit që ka në politikë dhe në shoqëri. Nuk ka 2 standarde drejtësia. Ky është një shembull i mirë që tregoi që kur krijon prova të rreme, duhet të përgjigjesh për kallëzim të rremë.

Ka 6 vjet që çfarë nuk dëgjoj për këtë histori. Kam të drejtë morale në emër të gjithë atyre që është hedhur baltë. Janë vrarë dhe rivrarë për fakte të pavërteta. Edhe ky është një shembull që duhet të aplikohet drejtësia. Ka plot të tilla që janë ndjekur gjyqësisht në dijeninë time. Kjo duhet të jetë rruga e vetme si duhet të zgjidhen gjërat në shoqëri.

Ervin Salianji nuk është dënuar sepse tha publikisht që vëllai im ka pasur një dënim penal dhe as sepse tha se këtë dënim nuk ishte duke e vuajtur në ato momente. Është dënuar se me qëllim ka krijuar prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllanë tim me synimin për të më goditur mua si politikan dhe si ministër i brendshëm në atë kohë.

Ashtu siç edhe e theksoi, Fatmir Xhafaj flet për herë të parë pas 6 vitesh në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan lidhur me çështjen “Babale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.