E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatmira Hajdari para vetingut/ DSIK: Fshehu revokimin e vizës amerikane!
Publik News

Fatmira Hajdari para vetingut/ DSIK: Fshehu revokimin e vizës amerikane!

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot para KPK-së. DSIK është shprehur gjate seances se sotme ajo Hajdari ka papërshtatshmëri për të vijuar detyrën si gjyqtare, pasi ka deklarim të pasaktë të pasurisë.

 

 

Sipas raportimit, gjatë procesit të kontrollit të figurës, DSIK ka dalë në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.

Kjo e fundit ka deklaruar se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari ka shtuar se nuk i është ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.

“Më është kërkuar pasaporta dhe më është komunikuar se jam ne proces vettingu ndaj më revokohet viza”, ka thënë ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.