E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatmira Hajdarit  dorëhiqet si relatore nga ‘dosja Basha’
Publik News

Fatmira Hajdarit dorëhiqet si relatore nga ‘dosja Basha’

Gjashtë ditë pasi dha dorëheqjen nga gjykimi i dosjes së kreut të PD Lulzim Basha është pranuar kërkesa e gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila është bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari.

Gjyqtarja Hajdari ka thënë se e ka marrë këtë vendim për të mos patur paragjykime, pasi Lulzim Basha kishte qenë në shtëpinë  e saj për përkujtimin e bashkëshoritit të ndjerë Azem Hajdari.

Në shortin e hedhur enkas për këtë çështje qëlloi si relatore Shpresa Becaj, ndërsa pjesë e trupit gjykues Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.

Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë, ndërsa do

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.