E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatos Lubonja iu bashkohet banorëve të 5 majit: ‘Çfarë sheh në kodër, prite në votër’
Lajme

Fatos Lubonja iu bashkohet banorëve të 5 majit: ‘Çfarë sheh në kodër, prite në votër’

TIRANË

Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar protestës së banorëve të “5 majit” kundër shembjes së banesave të tyre. Analisti e cilësoi një projekt kriminal dhe theksoi se qeveria iu ka vënë rruspat banorëve për t’i hapur rrugë lavatriceve të pastrimit të parave.

“Këtu është e qartë që gjithë këto shtëpi janë ndërtuar me mundim të gjatë, me djersë. Ca thonë janë zaptuar toka, po këtu është një djersë njerëzore e një jete. Ky projekti është një projekt kriminal që kërkon të pastrojë paratë e pista të njerëzve të krimit, por qeveria është qeveria e krimit prandaj ju ka vënë ju ruspat për t’i hapur rrugën lavatriçeve të parave. Është një problem i gjerë që përfshin gjithë Shqipërinë, ju jeni një pjesë.
Thotë një fjalë e vjetër popullore, ‘çfarë sheh në kodër, prite në votër’. Me sa e shoh unë këtë punë, kjo bandë kriminale, fiton me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz që e shohin në kodër, thonë s’po më vjen në votër”, deklaroi Lubonja.

Ai deklaroi më tej se duhet të jemi këtu me mbrojtur këtë shoqëri, që po e ha kjo bandë. “Duhet me i thënë ‘ndal’ kësaj”, ishte thirrja e Lubonjës.Banorët deklaruan se nga ana e shtetit nuk ka asnjë argument për t’u përballur me ta për shembjen e shtëpive dhe se gjithçka është e kundraligjshme.

“Për sa kohë ato heshtin e pranojnë që ne kemi të drejtë dhe gabim janë ata. Caktojnë një datë, nuk është pa qëllim se kemi një mega aferë, inceneratorët. Duhet të japin llogari si e kanë marrë vendimin, ku janë bazuar, si është procesi i vendimmarrjes. Kjo gjë nuk ka ndodhur, është thjesht e kundraligjshme.

Plani është miratuar gjatë pandemisë, 3 prill 2020 dhe doli për publikun 2 javë përpara. U desh 2 vjet që të bëhej transparent një plan i miratuar në 2020. Ne nuk dimë asgjë, se si e kanë marrë vendimin”, thanë banorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.