Fatos Lubonja: Përgjimet pa vendim gjykate,lajthitje të rrezikshme
Analisti Fatos Lubonja i cilësoi të rrezikshme nismat e qeverisë për të përgjuar edhe në ambientet publike personat e dyshuar si të lidhur me krimin apo për t’iu dhënë të drejtën anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të betohen edhe te noteri, siç ishte rasti i Arta Vorpsit.

Po mënjanon Presidentin dhe i çon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të betohen përpara vetes te noteri. Edhe kjo do të thotë një kapje e Gjykatës Kushtetuese, sepse aty është qëllimi, të pengohet Presidenti të pranojë ose jo disa gjyqtarë. Kjo çon drejt kapjes së Gjykatës Kushtetuese, kapjes së drejtësisë. Edhe kur drejtësia nuk na jep garanci, bëjmë OFL që të kontrollojmë direkt çfarë duam dhe kë duam. Të gjitha këto janë lajthitje të rrezikshme, që ne akoma nuk duam t’i shohim në syrin e rrezikut por si propagandë. Mendoj se sa më e vështirë që ti bëhet Edi Ramës vjedhja, plaçkitja, aq më shumë do forcohen këto instrumente për t’u fshehur dhe për t’u mbrojtur nga e vërteta dhe drejtësia tek e fundit.
Kush ka, sy e shikon. Budallenj nuk janë shqiptarët. Por, nëse nënkuptoni e shohin apo jo ndërkombëtarët, unë besoj përsëri se ata kanë të tjera prioritete se sa të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i demokracisë në Shqipëri. Nuk besoj se ata duhen marrë shumë në konsideratë. Pa dyshim që duhet bërë gjithçka se tek e fundit, kur plas e keqja, ata kanë sy ta shohin, sa kohë nuk plas e keqja, mbyllin mbyllin sytë dhe shohin interesat e tyre. Ashtu sikurse shohin stabilitetin përpara demokracisë, siç shohin interesat gjeo-politike përballë interesave të ndërtimit të demokracisë.
Në rastin më të mirë është show. Them në rastin më të mirë, sepse show mbaron dhe del një shfaqje tjetër e kryeministrit që mendohet se mund t’i japë pikë. Show edhe pse duhet që të bëhet një figurë sikur po luftohet krimi që të hapen negociatat në mars. Kjo është në rastin më të mirë. Por, unë edhe ndërtimin e këtij organizmi, s’di si ta quaj, që është një pushtet paralel me pushtetin e pavarur të drejtësisë, paralel me SPAK-un. E shoh si një mundësi për të kontrolluar të gjithë pushtetet. Pra, përtej show, duhet parë dhe rrezikun që është bashkë me show-n
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



