Fatos Lubonja zbërthen ndarjen në selinë blu: Disa presin që Basha të rikthehet në krye të partisë!
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Open”, Lubonja deklaroi se brenda PD-së sheh 3 fraksione.
Sipas tij, ka një grupim që janë ende besnikë të Lulzim Bashës të cilët shpresojnë rikthimin e tij në krye të PD-së.
Një tjetër palë, sipas Lubonjës janë grupi që janë kundër Bashës dhe Berishës dhe shpresojnë të marrin drejtimin, ndërsa grupi i tretë janë mbështetësit e ish-kryeministrit.
“Unë shoh aty tre. Nëse ju mund të thoni jo, por unë shof një pjesë që janë më afër Lulzim Bashës dhe që mund të mendohet se janë besnikë që presin se nesër mund të rikthehet Lulzim Basha. Shoh një grup që ka ambiciet e veta përtej Berishës e Bashës. Këto dy grupe i shoh që shpresën kryesore e kanë tek SHBA. Ka dy grupe që mendojnë se ne, me mbështetje amerikane dhe njëkohësisht me mbështetje ligjore. Ata mund ta rimarrin partinë dhe grupin tuaj. Juve arritët në këtë pikë të suksesshme se fituat në Shkodër në 6 mars. Sa të pavarur ata që erdhën tek ju, nuk e dimë që janë të pavarur. Po të ishin të pavarur, do të kishin mbajtur qëndrim. Basha bëri gabim politik. Ata kanë bërë gabim, dhe SHBA mund të bëjë gabim” – tha Lubonja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



