E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatos Nano, mbështet Ramën me mesazh socialistëve dhe demokratëve: Është koha të rreshtohemi hapur për …
Politikë

Fatos Nano, mbështet Ramën me mesazh socialistëve dhe demokratëve: Është koha të rreshtohemi hapur për …

Ish-kryeministri Fatos Nano më bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet.  Nano ka dhënë një intervistë ekskluzive për dritare.net, ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë , duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano.

 

Intevistoi Daniel Muçaku

Dritare.net: Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

Dritare.net: A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Dritare.net:  Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë.

Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Dritare.net Një mesazh për opozitën.

Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!/dritare.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.