E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Lajme

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri dhe themeluesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore. Mësohet se prej datës 8 tetor ai është i shtruar në një spital privat, ku po merr trajtim për probleme serioze shëndetësore.

Mësohet se Nano ka pësuar një arrest kardiokirkulator dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët po bëjnë maksimumin për ta stabilizuar gjendjen e tij.

Fatos Nano, aktualisht 73 vjeç, është një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe të shquar si kryeministër. Ai ishte themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste dhe u tërhoq nga politika aktive në vitin 2005.

Në vazhdimësi të jetës së tij politike, Nano ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, duke udhëhequr vendin në periudha të ndryshme tranzicioni dhe reformash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.