Faturoi skemën e inceneratorëve 9 mln dollarë
Kryemadhi publikon fotot dhe emrat: Bashkëpronarë të një kompanie që Klodian Zoto e ka përdorur për evazion fiskal
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar fotot dhe emrat e dy personave, që sipas tij burrë e grua janë bashkëpronar të një kompanie që Klodian Zotot e ka përdorur për evazion fiskal.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shtron pyetjen: A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?
“Kryeministri i inceneratorëve u bën presion shqiptarëve nga banaqet e televizioneve, duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.
Ndërkohë, AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njera nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH. Vetëm kjo kompani me dy punojës ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë.
A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?”, shkruan Monika Kryemadhi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



