E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FDA jep miratimin e plotë, Pfizer bëhet vaksina e parë e licensuar kundër koronavirusit
Publik News

FDA jep miratimin e plotë, Pfizer bëhet vaksina e parë e licensuar kundër koronavirusit

Vaksina ishte autorizuar për përdorim urgjent që nga dhjetori dhe më shumë se 204 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara e kanë bërë atë. Por asnjë nga tre vaksinat e autorizuara për COVID-19 nuk kishte marrë deri tani miratimin e plotë të FDA-së.

Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se ky hap do të bindë më shumë amerikanë të pavaksinuar se vaksina Pfizer është e sigurt dhe efektive. Hezitimi për t’u vaksinuar mes një numri amerikanësh ka penguar luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit.

“Megjithëse miliona njerëz e kanë marrë tashmë në mënyrë të sigurt vaksinën për COVID-19, duhet ta pranojmë se për disa, miratimi përfundimtar nga FDA tani mund të nxisë më shumë besim për t’u vaksinuar,” tha Janet Woodcock, drejtuesja në detyrë e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Afro 51% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht deri më tani, por një rritje e infeksioneve e nxitur nga varianti ngjitës Delta ka prekur pjesë të vendit me norma të ulëta vaksinimi./ Marrë nga VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.