Federata Botërore nxjerr “zbuluar” Elez Gjozën e LSI, konfirmon dopingun e Romela Begajt dhe pezullimin e saj
Elez Gjoza përpiqej deri në ditën e fundit të largimit të tij nga federata e shtangës të bindte opinionin se Romela Begaj ishte e pastër, madje mohonte të kishte ndonjë informacion se ajo kishte dalë pozitive në kontrollin antidoping. Por njeriu i Ilir Metës në federatën e peshëngritjes do të merrte shpejt damkën e zezë me vete, pasi lajmi tani konfirmohet dhe në faqen zyrtare të federatës botërore. Kjo e fundit ka publikuar në faqen e vet zyrtare vendimin për pezullimin e Romela Begajt, përkrah tre peshëngritësve të tjerë, të cilët rezultuan të gjithë pozitivë në testet antidoping pas Kampionatit Botëror.
“IWF raporton se analiza e Znj. Romela BEGAJ ka rezultuar pozitiv ndaj Stanozolol. Si rrjedhojë, atletja pezullohet në mënyrë provizore për një shkelje të mundshme të rregullave të anti-doping. Nëse do të përcaktohet se atletja nuk kreu ndonjë shkelje të rregullave anti-doping, vendimet përkatëse do të publikohen gjithashtu. IWF nuk do të bëjë asnjë koment tjetër rreth kësaj çështje derisa të mbyllet”, shkruhej në njoftimin e organizatës ndërkombëtare, në pritje të hapjes së testit B. Pra Begaj ka të drejtën e apelimit, por vështirë se rezultati do të jetë ndryshe nga testi A. Pasi të përfundojnë procedurat, Begaj rrezikon deri në përjashtim përjetë nga sporti. /Pamfleti.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



