Federata Spanjolle pezullon Rey Manajn për kartonin e kuq
Pavarësisht insistimit të katalanasve, të cilët dëshironin ta kishin në gatishmëri sulmuesin shqiptar, situata e tij nuk ka ndryshuar dhe këtë javë është i destinuar që të qëndrojë si spektator në tribunë.
Manaj u ndëshkua në ndeshjen e fundjavës së kaluar pasi mori dy të verdhë në pjesën e parë, në të dy rastet pasi kishte goditur me dorë në fytyrë një futbollist kundërshtar.
Lojtari la ekipin e tij me 10 futbollistë, por te Barcelona mendonin se gjyqtari e kishte tepruar dhe dorëzoi menjëherë në Federatën Spanjolle prova filmike që tregonin se sidomos kartoni i dytë nuk ishte, pasi Manaj e qëllonte pa dashje mbrojtësin në atë dyluftim.
Por kjo nuk ka mjaftuar. Sipas mediave spanjolle, Komisioni i Apelimit është mbledhur dhe ka shqyrtuar çështjen, duke konfirmuar pezullimin me një javë të Manajt.
Ky është telash i dyfishtë për Barcelonën, pasi përtej ekipit të parë, mbetet pa sulmues edhe tek ekipi B, pasi edhe atje po vuan një krizë dëmtimesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



