Felaji përgjigjet Berishës për familjarët e saj në prokurori
Deputetja e PS-së, njëkohësisht dhe drejtuesja e seancës së sotme parlamentare, ka reaguar për herë të parë pas akuzave se Prokuroria e Tiranës është kthyer në strehimoren e familjarëve të saj.
Felaj u shpreh se familjarët e saj dhe ajo vetë nuk kanë marrë asnjë titull nga politika, por arsimi që kanë kryer.
Ajo u është përgjigjur ashpër Berishës dhe deputetëve të opozitës duke thënë se ajo dhe familjarët e saj nuk vijnë nga listat e Berishës kur ai ishte President.
“Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi, magjistrat, shkolla. Nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president. Mos sillni familjarë në Kuvend se është shumë e shpifur. Në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë kurse ti je krejt i zi”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



