E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fëmija u vra dhe u gropos nga fqinji
Lajme

Fëmija u vra dhe u gropos nga fqinji

I afërmi i të miturit, i cili u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani ka treguar  si e ka marrë vesh lajmin e trishtë.

I shokuar nga ky krim, ai thotë se nuk e kanë ditur që autori ka qenë i dhunshëm, ndërsa shprehet se ai duhet të ‘varet si qen’.

“Nuk e kemi ditur më përpara që ka qenë kaq i dhunshëm. Më ka thënë motra që ka qenë edhe i dënuar më përpara. Ky është shteti, ça me bo ka ndodh. Tani kërkojmë drejtësi. Me e var si qen… Nuk e di nëse kanë pas konflikte”, u shpreh ai për mediat.

Në dëshminë e tij para policisë, 38 vjeçari nga fshati Grecalli i Fierit, ka deklaruar se 8-vjeçarin e kishte vrarë, pasi ai e kishte ofenduar.

Më herët në dëshminë paraprake Klodian Çalamani tha se djalin e kishte marrë në shtëpi dhe më pas e kishte groposur në oborr.

Kamerat e sigurisë në vendngjarje kanë filmuar të miturin duke bërë xhiro me biçikletë gjatë ditës së sotme, ndërsa më pas 8-vjeçari ishte parë të hynte drejt shtëpisë së autorit.

Pasi efektivët kontrolluan të gjithë shtëpinë ku jetonte i vetëm Klodian Çalamani, pikasën një gropë të madhe me dhe.

Policët nisën gërmimet dhe zbuluan trupin e pajetë të 8-vjeçarit që dyshohet të jetë goditur me sende të forta në kokë, si kazmë apo lopatë.

Po ashtu mësohet se pas ngjarjes horror, autori ka dalë në rrugë duke pyetur familjarët të viktimës nëse e kishin gjetur djalin, për të humbur gjurmët.

Klodian Çalamani njihej në zonë si një person që abuzonte me alkoolin, dhe 15 vite më parë kishte bashkëpunuar në pengmarrjen dhe dhunimin brutal të një vajze 16-vjeçare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.