E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fëmijët polakë dalin nga urgjenca/ Si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Fëmijët polakë dalin nga urgjenca/ Si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

22 fëmijëve polakë të cilët u paraqitën të helmuar në urgjencën e spitalit të Vlorës kanë dalë nga spitali dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Me kërkesë të institucioneve atyre u është kërkuar që të mos udhëtojnë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Akomodimi është marrë përsipër nga operatorët turistikë.

Pjesa tjetër e turistëve do ta lënë urgjencën këtë mëngjes, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.

Policia bëri me dije mbrëmjen e kaluar se rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, u paraqitën për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë).

Këta persona gjatë ditës së djeshme, kishin qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Pas lajmit pati dhe një reagim nga AKU. Në deklaratë thuhej se gjetjet paraprake orientonin tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.