‘Fenomeni’ Kumbulla, të gjithë e duan shqiptarin
Juve, Inter, Napoli janë tre bigët e Serie A që kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre për ta pasur në skuadër. Në këtë garë brenda llojit nuk mund të mungonte as Lazios, përkundrazi kryeqytetasit kanë një armë më shumë se të gjithë, “magjistarin” Igli Tare. Kumbulla është një rast tipik, një opsion perfekt për Igli Tarën. Është i ri, i talentuar, është shqiptar dhe premton një të ardhme të shndritshme ku Lazio dhe Tare mund të investojnë pa frikë.
Sipas mediave italiane, plani i Tarës është i qartë, kërkon të bind qendërmbrojtësin ti bashkohet në kryeqytet verën e ardhshme. Lazio do të ishte një trampolinë ideale për Kumbullën, një ekip që di të punoj me talentet, kërkon të luaj në Champions sezonin e ardhshëm, një ambient ku do të kishte suportin e Igli Tares, të gjithë këto faktorë kanë bërë që mediat të shkruajnë se Lazios është në avantazh për të siguruar shërbimet e një nga talenteve më të rëndësishëm që janë në qarkullim në Serie A.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



