E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ferit Hoxha i ‘zë’ karrigen Ramës, e detyrojnë të ngrihet menjëherë
Lajme

Ferit Hoxha i ‘zë’ karrigen Ramës, e detyrojnë të ngrihet menjëherë

Një episod i pazakontë dhe disi i sikletshëm është regjistruar sot në sallën e Kuvendit, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Për pak çaste, karrigia e kryeministrit Edi Rama është përdorur nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

Gjatë zhvillimit të seancës, Ferit Hoxha është parë teksa ulet përkohësisht në vendin e kreut të qeverisë, ndërsa ishte duke biseduar me zëvendëskryeministren Albana Koçiu.

Siç u vu re edhe nga të pranishmit, situata zgjati vetëm disa momente. Një punonjëse e Administratës së Kuvendit ndërhyri duke i kërkuar ministrit të lirojë vendin, duke i rikujtuar se ajo karrige i përket ekskluzivisht kryeministrit.

Pas këtij momenti, Hoxha u ngrit dhe u rikthye në vendin e tij, ndërsa më pas ishte Koçiu ajo që iu afrua për të vijuar bisedën në mënyrë më diskrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.