E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ferizaj/ Polici vrau xhaxhanë e bashkëshortit të Vjosa Osmanit
Lajme

Ferizaj/ Polici vrau xhaxhanë e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. Një person i moshuar është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie. Sipas mediave të Kosovës, viktima është identifikuar si Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës.

ImageTë njëjtat burime raportojnë se ai është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Autori është identifikuar si Festim Ramadani, një zyrtar policie që ka qenë jashtë detyrës. Ai ka vepruar me armën e punës dhe më pas është vetëdorëzuar në stacionin e policisë. Në ato momente në sallë po mbahej një dasmë.

ImageAutoritetet konfirmuan se viktima nuk ishte pjesë e dasmës që po zhvillohej. Prokuroria ka kërkuar si masë paraprake lënien 48 orë në burg të të arrestuarit derisa të sqarohen detajet e ngjarjes. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
ImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.