E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Festa e 18-vjeçarit  u kthye në tragjedi
Lajme

Festa e 18-vjeçarit u kthye në tragjedi

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një i ri është hedhur nga tarraca e një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Raportohet   se 18-vjecari, nga Durrësi, kishte shkuar bashkë me një grup shokësh për të festuar Krishtlindjet në Korçë dhe kishin marrë një dhomë me qira ditore. Pasi kishin festuar përgjatë gjithë natës me alkool në një lokal, të rinjtë ishin kthyer në banesën me qira.

Nga hetimet paraprake ka dyshime se gjatë kohës që shokët ishin në gjumë, i riu nën ndikimin e alkoolit kishte hipur në tarracën e pallatit 8 katësh dhe ishte vetëhedhur nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën. Ndërkohë, në polici janë shoqëruar dhe shokët e tij, të cilët po merren në pyetje për të hedhur ditë më shumë mbi ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.