E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fevziu: Ja te cili skenar po beson Berisha që mbledh mbështetësit poshtë dritares
Lajme

Fevziu: Ja te cili skenar po beson Berisha që mbledh mbështetësit poshtë dritares

Gazetari Blendi Fevziu nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit”, tha se ish-Kryeministri Sali Berisha i mbledh mbështetësit poshtë dritares, me shpresën se mund të ketë një skenar si ato të pas 1997, kur mbeti me pak mbështetës, por arriti të rikthehet në pushtet.

Ai tha se Berisha nuk ka ndonjë alternativë tjetër, ndërkohë që arrestimin e tij e konsideroi të ekzagjëruar.

“Berisha po kërkon të rikthejë skenarin e pas 1997, kur kishte një grup të vogël njerëzish dhe erdhi sërish në pushtet.

Zgjidhja do të ishte të hapte garë të plotë brenda PD për një drejtues të ri brenda PD-së.

Kam thënë që Berisha të mbetej kryetar nderi, sepse ajo parti në bazën e saj mbështet Berishën, por ka mbetur në nivelin e zhvillimeve të viteve 90’. Nuk ka as njerëz rreth e rrotull, e bën partinë të vështirë për të fituar zgjedhjet.

Ajo parti kishte nevojë për lider të ri, jo më shumë se 40 vjeç, që të ishte urë mes brezit të ri dhe të vjetër.

Kjo ideja e anti-komunizmit nuk të jep ndonjë gjë sot. A ardhmja ka emergjenca të tjera”, tha Fevziu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.