E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIER/ 19 vjeçari me AUDI, përplas një kalimtar
Lajme

FIER/ 19 vjeçari me AUDI, përplas një kalimtar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një 19 vjeçar duke drejtuar makinën e tij me shpejtësi ka përplasur një 46 vjeçar.

Nga policia bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ishte 19 vjeçari K.E, ndërsa i plagosur ka mbetur T.Gj, 46 vjeç, banues në Daullas, i cili është dërguar në spitalin e Fierit ku po merr mjekimin e nevojshëm.

“Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.