Fier, 34-vjeçari l bën për spital avokatin
Pas avokates në Korçë një tjetër avokat ëhstë dhunuar në Fier. Mësohet se një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka dhunuar një 50 vjeçar me detyrë avokat. Ky i fundit është paraqitur në spital.
Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj dhune.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat. Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



