E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ 35-vjeçari mbytet duke u larë në det
Lajme

Fier/ 35-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një 35-vjeçar është mbytur mbrëmjen e sotme në plazhin e Fierit.

Mësohet se rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë, 35-vjeçari Besmir Hoxha.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.