E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/80-vjeçari  u godit nga 47-vjeçari , në gjendje të rëndë
Lajme

Fier/80-vjeçari u godit nga 47-vjeçari , në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Povelçë të Fierit.

47-vjeçari me iniciale I. N. ka dhunuar një çift të moshuarish.

Ai ka qëlluar me grushte në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor 80-vjeçarin N. R. dhe bashkëshorten e tij 77-vjeçare A. R.

Të dy të moshuarit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. 77-vjeçarja A. R. ka marrë mjekim dhe është larguar drejt banesës.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë, i intubuar në spitalin e Fierit.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar nga policia autori.

Ndërkohë, materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.