E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier, arrestohen dy 2 vajza të huaja dhe 3 tutorë
Lajme

Fier, arrestohen dy 2 vajza të huaja dhe 3 tutorë

Një çerdhe prostitucioni është zbuluar në Mbrostar të Fierit, ku janë arrestuar 5 persona.

Sipas policisë, dy vajza nga Uganda ushtronin aktivitetin e prostitucionin në një lokal, ndërsa 3 personat e tjerë janë organizatorët.

Ata janë Osjon Puka 29 vjeç, Klodjana Haskasa 24 vjeçe dhe Orkida Gajo 32 vjeç. Ndërsa vajzat nga Uganda, të cilat gjithashtu kanë rënë në pranga janë: Ruth Mutesi 24 vjeçe dhe Shaluëah Nalutaaya 22 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se vajzat nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime në këtë lokal, por ushtronin dhe prostitucion.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë. Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.

Arrestohen 5 shtetas, ndër to:

-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;

-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.

Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.