E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ Berisha i numëron Ramës çështjet në Arbitrazh/ “Gjoba shkon në 1,5 miliardë dollarë”
Flash

Fier/ Berisha i numëron Ramës çështjet në Arbitrazh/ “Gjoba shkon në 1,5 miliardë dollarë”

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të Fierit, Edvar Kodheli, i ka numëruar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama çështjet që ka të hapura në Gjykatën e Arbitrazhit.

Berisha gjatë deklaratës së tij tha se 156 milionë dollarë janë ndarë nga buxheti i shtetit për të paguar gjobat.

Sipas tij, qeveria ka 12 çështje të tjera të hapura në Gjykatën e Arbitrazhit dhe 5-6 çështje të tjera në Zvicër dhe totali i gjobës për Shqipërinë shkon në 1.5 miliardë dollarë, pra më shumë se 2 vite nga rrogat e shqiptarëve.

“Ky drejtësinë e ka futur në xhep. Shkoni në gjykata. Asnjë gjyq nuk fiton qytetari. Tani mendon se gjykatat ndërkombëtare janë si gjykatat e Tiranës dhe thotë do dal nga Gjykata Ndërkombëtare. Dil provoje njëherë. 156 mln janë ndarë nga buxheti për të paguar gjobat që kemi marrë në arbitrazh. Ju garantoj se me 12 çështje të tjera që ndodhen në të njëjtën gjykatë dhe 5-6 çështje të tjera në Paris dhe Zvicër gjoba e Shqipërisë do të shkojë të paktën 1.5 mld dollarë. Më shumë se 2 vite rrogat e të gjithë shqiptarë. A mbahet një kryeministër i tillë hajdut dhe mashtrues? Kurrën e kurrës. 14 Maji është një ditë që ndan historinë, një ditë ku duhet të bashkohemi të gjithë, demokratë, të paparti, socialistë”, deklaroi ndër të tjera kryedemokrati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.