FIER/Dhunuan hallën dhe e lidhën me zinxhir, arrestohen dy vëllezër
Dy vëllezër të moshës 26 dhe 30 vjeç janë arrestuar sot në Fier pasi kanë dhunuar hallën e tyre.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qarku bëhet me dije se shkak i konfliktit ishin motive e pronësisë që kishte gruaja me 2 nipërit e saj.
Personat e arrestuar janë Arteus dhe Mareglen Muhaj të cilët kanë dhunuar hallën e tyre të quajtur Mirela Braka.
Mësohet se babai i dy autorëve të ngjarjes, Arben Muhaj ndodhet në burg pasi tre vite më parë ka vrarë bashkëshorten e tij që është edhe nëna e dy djemve në fjalë.
Ndërkohë mësohet se kanë edhe një vëlla tjetër I cili është I alkoolizuar dhe jetojnë në një pallat në lagjen “8 Shkurti” në Fier.
Halla të cilën Maregleni dhe Arteusi kanë dhunuar, është kujdesur për ta që prej vdekjes së mamasë së tyre, pra prej 3 vitesh.
Mësohet se e dhunuar ka dy vajza dhe ngjarja ka nisur në katin e parë të pallatit ku jetonin dy autorët ndërsa flitet se është lidhur me zinxhir.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



