E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ Fluturon makina me tre adoleshentë bie nga 10 metra lartësi
Lajme

Fier/ Fluturon makina me tre adoleshentë bie nga 10 metra lartësi

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fier-Kraps.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Kraps”, ku shtetasi A.A, 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar nga 10 metra lartësi.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç, të tre banues në Kraps.

15-vjeçari A.A mësohet se e kishte marrë automjetin pa dijeninë e prindërve.

Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal Fier për mjekim dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.