E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Greqisë
Lajme

Fier/ Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Greqisë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues i Parë Lorenc Panganika, ka bërë të ditura sot rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “Vakumi” në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale, u bë i mundur goditja e një grupi kriminal që siguronte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe droga te forta me qëllim trafikimin drejt shtetit Grek.

Gjate ketij operacioni janë sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjysmë kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Shërbimet e strukturave hetimore dhe operacionale, të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të posaçëm te masave, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kanë siguruar informacione policore, për ketë grup kriminal qe zhvillon aktivitetin në këtë fushë.

Si rezultat i administrimit të këtyre informacioneve, Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 1142/viti 2023.

Ne kuader te ketij procedimi nën drejtimin e kesaj Prokurorise, strukturat e policise ne baze te planit te posacem operacional Vakumi, kane parandaluar trafikimin e një sasie të konsiderueshme te lendeve narkotike dhe bënë të mundur goditjen e grupit kriminal, që që veprone kryesisht në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e siguruara gjatë procedimit, kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit E. M. dhe në automjetin e dyshuar që mund te behej transporti i lëndës narkotike.

Nga kontrolli rezultoi se në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet), u gjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysmë kilogramë lëndë narkotike kokainë. Lënda narkotike kanabis ishte e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.