Fier/ Sherr masiv mes një grupi adoleshentësh
Nga qyteti i Fierit ditën e sotme është raportuar një sher masiv midis nje grupi adoleshentësh. Bëhet me dije nga informacionet e marra së ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen Apollonia të Fierit.
N një njoftim zyrtar policia e këtij qyteti është shprehur se ky sher ka ndodhur për motive të dobëta midis të rinjve. Nga policia janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodheshin aty pranë, në cilësinë e provave. Në bazë të pamjeve polica ka bërë të mundur identifikimin e të rinjve dhe disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



