E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/Shiste heroinë arrestohet  53-vjeçari
Publik News

Fier/Shiste heroinë arrestohet 53-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive. Operacioni  i koduar “Moment”, i zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 53-vjeçari që shiste doza heroine në qytetin e Fierit.

Gjatë operacionit, në lagjen “Liri Gero”, u kap në flagrancë shtetasi Adriatik Mone, 53 vjeç, banues në Fier, teksa i shiste lëndë narkotike të dyshuar si heroinë, në doza, shtetasit F. D., 37 vjeç, banues në Patos, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Nga kontrolli fizik dhe ai në banesën e të arrestuarit, policia sekuestroi: Sasi lënde narkotike Heroinë të ndarë në doza të gatshme për shitje, sasi lënde narkotike Cannabis në formë çokollate, një peshore elektronike, një krehër pistolete, shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe automjeti i përdorur nga 53-vjeçari për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.