Fier, vjedh 13 milionë lekë në pulari, arrestohet autori 22-vjeçar
Një 22-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit pasi akuzohet për vjedhjen në një biznes privat në këtë qytet, në vlerën e 13 milionë lekëve të vjetra.
Ka qenë pronari 52-vjeçar i pularisë së ndodhur në fshatin Radostinë, i cili ka kallëzuar në polici, se gjatë natës persona të panjohur i kanë hyrë në zyrat e tij dhe i kanë vjedhur lekët.
Policia thotë se menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve hetimore intensive, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.
Kështu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan Elidjon Baçja, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier. I riu do të hetohet nga Prokuroria e Fierit për veprën penale të vjedhjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



