FIER/ Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, 10 prej tyre përfundojnë në spital
Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, 10 prej tyre përfundojnë në spital
pasojë e zjarrit të rënë në shtëpinë e të moshuarve në Fier.
Shkak për zjarrin në shtëpinë ku qëndronin të moshuarit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike nga një banesë ngjitur. Dhjetë prej të moshuarve janë asfiksuar nga tymi dhe transportuar me urgjencë në spital, ndërsa të tjerët janë evakuuar.
Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Këta të fundit kanë hequr tendat e ballkonit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



