E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/20-vjeçari vetëvar në magazinën e shtëpisë
Lajme

Fier/20-vjeçari vetëvar në magazinën e shtëpisë

Kanë qenë familjarët ata që panë djalin e tyre, i cili kishte varur veten. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e identifikuar vetëm me inicialet SH.V, i cili më pas ka ndërruar jetë. Familjarët e transportuan për ndihmë mjekësore, por rrugës për në spital i riu gjeti vdekjen.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan atë të marrë vendimin ekstrem. Burimet nga hetimi tregojnë se djali është larguar pak minuta nga shtëpia dhe më pas kur familjarët kanë vënë re mungesën e gjatë të tij, kanë nisur ta kërkojnë.

Ata e gjetën në magazinën që shërbente për punë të ndryshme e mbajtje mjetesh, të varur me litar.

Menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën dhe Policinë, por rruga e gjatë nga fshati Bishan deri në spitalin e Fierit, ka bërë që i riu të humbasë jetën rrugës, duke mbërritur në spital i pajetë. Familjarët nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë tek i riu.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.