E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fieri pa energji, 11 kabina jashtë funksionit
Lajme

Fieri pa energji, 11 kabina jashtë funksionit

Gjysma e qytetit të Fierit është pa energji elektrike.

Që prej mesnatës se djeshme 11 kabina në Fier kanë mbetur pa ushqyes. Kjo për faktin se është tentuar te vidhet kablli për skrap.


Mësohet se OSHE është duke punuar për riparimin e defekteve.

Ende nuk dihet identiteti I personave që tentuan të kryejnë vjedhjen.

OSHEE ka bërë denoncim në polici për këtë ngjarje.

Njoftimi i OSHEE-së:

Mbreme rreth ores 23:00 persona te papergjegjshem, duke punuar per skrap ne mbetjet e ndertimeve pa leje qe u shemben para disa ditesh ne Fier, kane demtuar ne dy vende fiderin 20 kV, duke lene 11 kabina pa energji, kryesisht lagjen “1Maji” dhe zonen prane spitalit te femijeve.

OSHEE mori masat per identifikimin e demit dhe riparimin e tij brenda nje kohe sa me te shpejte.

Pritet normalizimi i situates brenda 30 minutash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.