E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIFA bllokon Skënderbeun/ Paguani gjobën 1 milion euro para sezonit ose…
Sport

FIFA bllokon Skënderbeun/ Paguani gjobën 1 milion euro para sezonit ose…

Pas vendimit mbi dënimin 10-vjeçar në KAS, mësohet se FIFA ka nisur një shkresë ditët e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, në të cilën njofton se Skënderbeu është i detyruar ta paguajë gjobën 1 milion euro para se të nisë sezoni.

Në të kundërt, edicionin e ri korçarët do ta nisin me -6 pikë.

 

Zyrtarët e Klubit të Skëndrbeut i janë drejtuar FIFA-s për këtë situatë, duke i kërkuar kohë dhe shtyrje të afatit të pagesës së gjobës 1 milion euro, pasi UEFA ia ka bërë të qartë më parë Skënderbeut se duhet të paguajë gjobën para se të nisë sezoni.

Në përgjigjen e FIFA-s thuhet se Skënderbeu duhet të zbatojë udhëzimet dhe kërkesat që vijnë nga UEFA. Më keq se kaq nuk ka ku të vejë për bardhekuqtë, që tani u duhet të bëjnë llogari të tjera për sezonin e ardhshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.