FIFA në bisedime të përshpejtuara për pezullimin e plotë të Rusisë
Organizata qeverisëse botërore e futbollit, po punon me homologun e tij evropian UEFA dhe pritet një njoftim përgjatë ditës së sotme për vendimin e marrë.
Pezullimi i FIFA-s do të nënkuptonte përjashtimin e Rusisë nga play-off-et e kualifikimeve të Kupës së Botës për meshkuj në mars.
Islanda ka thënë gjithashtu se do të refuzojë të luajë kundër Rusisë në qershor dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të përjashtohen nga garat.
Reagimet vijnë pasi Rusia, e mbështetur nga Bjellorusia, nisi një pushtim ushtarak të Ukrainës të enjten e kaluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



